Jennifer Lopez po përdor magjinë për të rifituar dashurinë e Ben Affleck?

23 tetor 2025 | 13:22

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u divorucan pak kohë më parë dhe herë pas here janë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Por duket se këngëtarja dhe aktorja e famshme nuk e ka kapërcyer ende ndarjen. Madje thashethemet e fundit thonë se artistja do t’i drejtohet magjisë për t’i bërë ata të jenë përsëri bashkë.

“RadaOnline” shkruan se, 56-vjeçarja ende shpreson të ringjallë marrëdhënien e saj të vjetër dhe nuk ka kaluar mirë, kështu që po kërkon masa të dëshpëruara për të qenë në gjendje ta tërheqë përsëri ish-bashkëshortin e saj dhe të rifillojë një marrëdhënie që ishte shumë e diskutueshme, por për të është e rëndësishme ta ketë përsëri.

Burime pranë shoqërisë së Jennifer Lopez i thanë “RadarOnline” se situata e saj aktuale nuk është më e mira, pasi ajo mezi pret të rikthehet me Affleck.

“Ajo refuzon të pranojë se ky është fundi, është e bindur se ka më shumë në historinë e tyre dhe nuk do ta lërë të shkojë”, shpjeguan burimet, ku shtuan gjithashtu se Lopez po shpenzon shumë para për leximin e kartave tarot, rregullimin e çakrave dhe pastrimin e hapësirës për të kapërcyer këtë situatë dashurie.

Me të gjitha këto rituale, burimet thonë se janë masa të dëshpëruara dhe se janë të padobishme. “Sikur djegia e sherbelës dhe këndimi nën hënën e re do ta bëjë Benin të kthehet me vrap”, i thanë ata “RadarOnline”.

Duket se Jennifer Lopez po kalon kohë të vështira kohët e fundit, pasi nga njëra anë ka problemet e saj dashurore që nuk ka mundur t’i kapërcejë dhe nga ana tjetër, kritikat nga ekspertët për karrierën e saj në botën e kinemasë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jasir Asani po e vazhdon shkëlqimin. Ylli shqiptar e gjeti…