Jennifer Lopez pozon me nënën dhe vajzën

09 maj 2021 | 16:18

Jennifer Lopez u shfaq  rrëzëllitëse në “Instagram” teksa pozoi së bashku me nënën e saj Guadalupe Rodriguez, 75, dhe vajzën  Emme Maribel Muniz, 13 vjeç, për markën e saj të kozmetikës “J Lo Beauty” .

Ylli i filmit “Hustlers”, 51 vjeç, dukej e  përsosur dhe mban  veshur një këmishë  e cila ishte e njëjtë  me ato të nënës dhe vajzës së saj.

Fotoja me ngjyra tregonte tre gjeneratat  duke buzëqeshur ndërsa ajo bardhë e zi një pamje pa buzëqeshje. “Tre breza, por një besim“, lexohej në mbishkrimin e fotos .

Së fundmi Jennifer mbylli fejesën e saj me Alex Rodriguez,  pas një romance katër-vjeçare, duke konfirmuar përfundimisht ndarjen në mes të muajit të kaluar.

Njoftimi erdhi pas disa muajsh zhurmë mediatike  në lidhje me pabesinë e pretenduar të Alex, të cilën ata fillimisht e mohuan të ketë ndodhur.Çifti mesa duket e ka lënë pas si histori dhe duke u bërë shumë aktiv me postime në rrjetet sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para disa ditësh ndjekësit e Oriola Marashit dhe Eros Grezdës…