Jennifer Lopezi shfaqet kreative me fustanin e “Versaces”

04 mars 2020 | 11:42

Njëzet vjet më parë Jennifer Lopez shokoi tapetin e kuq të Grammyt me fustanin e gjelbër “Versace”, të cilin, pasi e riktheu sërish në qendër të vëmendjes pak kohë më parë, e ka bërë së fundmi pjesë të gardërobës së përditshmërisë.

Jennifer u pa në Miami e veshur me pantallona dhe këmishë me të njëjtat printe. Çanta e vogël gjithashtu u frymëzua nga fustani ikonik.

Jenniferi e kompletoi veshjen me një palë atlete të bardha “Versace” dhe syze me shkëlqim të gjelbër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vepër nga prof Aliriza Selmani (historian) për atdhetarin e devotshëm Hoxhë Lipovica…