Jennifer Lopezi ua tregon gishtin e mesit fotografëve (Foto)
                02 prill 2019
                |  17:04
            
        Jennifer Lopezi ua ka treguar gishtin e mesit paparacëve teksa po xhironte për filmin e ri.
Diva 49-vjeçare, luan rolin e striptistes në filmin e ri “Hustlers” që po xhirohet në Manhatan, shkruan “lajmi.net”.
Të hënën, Lopezi është fotografuar e veshur në të zeza nga linja e kostumeve të Mitchell Travers.
Teksa po ecte rrugës, këngëtarja është fotografuar nga paparacët, ndaj të cilëve bëri një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesit.



                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        