Jens Stoltenberg në krye të NATO-s edhe për një vit

29 qershor 2023 | 23:13

Jens Stoltenberg do të qëndrojë edhe për një vit si shef i NATO-s, kanë thënë burime për Politicon.

Një zyrtar amerikan ka thënë se zgjatja e udhëheqjes së sekretarit të përgjithshëm “është marrëveshje e kryer”. Sipas një diplomati evropian, kjo do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Po ashtu, një diplomat tjetër evropian dhe një zyrtar i NATO-s konfirmuar se ka pasur konsensus brenda aleancës për zgjatjen e mandatit.

Stoltenberg, ish-kryeministër i Norvegjisë, ka shërbyer si shef i NATO-s që nga viti 2014 e mandati i tij veçse është vazhduar disa herë.

Aleatët kanë kaluar muaj duke menduar një pasardhës tjetër, si kryeministrin danez Mette Frederiksen dhe sekretarin e Mbrojtjes të Britanisë, Ben Wallace, para se të vendosnin për sekretarin aktual.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jusuf Buxhovi, historian, ka thënë se nëse i refuzojmë ndërkombëtarët…