
Jep dorëheqje drejtori i PTK-së, Gent Begolli
31 tetor 2018
| 16:31
Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të PTK-së.
Gazeta “Express” ka mësuar nga burimet e saj se arsyet e dorëheqjes janë personale.
“Arsyet e dorëheqjes janë personale”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.
Begolli ka ushtruar detyrën e të parit në PTK për rreth katër muaj.
Gent Begolli gjatë muajit qershor është zgjedhur në krye të PTK-së.