Jep dorëheqje kryeministri i Jordanisë

04 qershor 2018 | 15:05

Kryeministri i Jordanisë, Hani Mulki, ka dhënë dorëheqjen pas disa ditë protesta kundër rritjes së taksave dhe masave shtrënguese.

Demonstratat në këtë vend janë më të mëdhatë viteve të fundit.

Protestuesit kanë kënduar slogane antiqeveritare dhe u përleshën me policinë, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë bllokuar rrugët.

Demonstruesit kanë thënë se një projektligj i ri taksash i mbështetur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të dëmtojë klasën e varfër dhe të mesme.

Mulki kishte refuzuar të hedhë poshtë projektligjin, duke thënë se Parlamenti do të vendoste nëse do ta kalonte apo jo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në margjina të konferencës për sigurinë globale në Tiranë, kryeministri…