Jep dorëheqje ministri i Brendshëm i Sllovakisë

12 mars 2018 | 12:46

Ministri i Brendshëm i Sllovakisë, Robert Kalniak, ka dhënë dorëheqje, për shkak të tensioneve politike që ka shkaktuar vrasja e një gazetari hulumtues.

Kalniak është larguar pas kërkesave të partnerit të koalicionit Ura, i cili ka kërkuar nga kryeministri Robert Fico që aleati i tij i afërt të largohet deri në fund të ditës.

Qeveria e Ficos është tronditur nga protestat në rrugë, për mungesën e perceptuar të hetimeve të vrasjes së gazetarit Jan Kuciak dhe të së fejuarës së tij, në muajin shkurt.

Kucial ka qenë hetuar disa raste për mashtrime, që kanë përfshirë biznesmenë në lidhur me politikën.

Kritikët kanë thënë se Kalinak, anëtarë themelues i partisë së Ficos, nuk ka mundur të garantojë hetime të pavarura të vrasjeve.

Më 9 mars, 50 mijë persona kanë protestuar në kryeqytetin sllovak, në Bratisllavë dhe mijëra të tjerë në qytete të tjera të vendit. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kabinetit të Ficos dhe hetim të vrasjes së Kuciak dhe të fejuarës së tij. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 300 shtëpi të fshatit Ulgar të Komunës së Graçanicës…