Jep dorëheqje nënkryetari i Ferizajt

03 qershor 2020 | 16:23

Naim Ferati ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Komunës së Ferizajt.

Lajmin e ka bërë me dije Komuna e Ferizajt nëpërmjet një njoftimi për medie.

“Numri dy i Ferizajt, Naim Ferati, i cili që nga viti 2007, mbajti poste publike në qeveritë lokale, dikur drejtor jashtëzakonisht i suksesshëm i Kulturës, Rinisë dhe Sportit e në qeverinë Aliu numri i dytë i saj, deklaroi sot dorëheqjen nga kjo pozitë, me qëllim të përkushtimit e avancimit të mëtejmë profesional”, ka njoftuar kjo komunë.

Sipas këtij njoftimi, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar Feratin për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Falënderues për kohën e shërbimit, qasjen kreative e efektive për menaxhimin me segmente e sektorë të administratës komunale ndaj tij, u shpreh i pari i Ferizajt, Agim Aliu. Ai tha se figura politike e nënkryetarit Ferati, paraqet një vlerë të shtuar për politikën ferizajase. Tutje, me falënderimin për punën e çmueshme të deritanishme, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i uroi suksese në rrugëtimin profesional nënkryetarit të deritanishëm, Naim Feratit. Nënkryetari i komunës, Naim Ferati do të ushtrojë detyrat e domosdoshme deri në plotësimin e pozitës vakante, që pritet të ndodh ditëve në vijim”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti…