Jep dorëheqjen ministri grek i Mbrojtjes

13 janar 2019 | 12:12

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos, ka njoftuar për dorëheqjen nga posti i ministrit në shenjë proteste ndaj marrëveshjes midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kammenos drejton partinë më të vogël të koalicionit qeveritar, drejtuar nga kryeministri Aleksis Tsipras.

Ai drejton partinë e ekstremit të djathtë “Grekët e Pavarur”, e cila ka vendosur të largohet nga koalicioni.

Nga ana e tij, kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka kërkuar votëbesim për qeverinë, i cili pritet të zhvillohet të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka…