Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm i Shqipërisë

10 dhjetor 2020 | 18:46

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ia ka dorëzuar dorëheqjen menjëherë pas vrasjes së të riut, 25-vjeçarit Klodian Rasha, nga Policia të martën mbrëma.

Vrasja e Rashës, që ishte qëlluar pasi kishte shkelur orën policore, ka nxitur protesta në Shqipëri. Ndërsa në protestat e djeshme u lënduan së paklu dhjetë persona.

Rama ka treguar se në kohën kur Lleshaj ka dorëzuar dorëheqjen ka qenë në New York dhe i ka kërkuar që të presë të kthehet e më pas do të diskutohet.

Ai ka treguar se ka folur me Lleshajn sot, dhe insiston se ai nuk ka fare lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

“Lleshaj më vuri në dispozicion dorëheqjen e tij menjëherë pas ngjarjes. I thash të më presë të kthehem. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjësisë qytetare të Sandër Lleshajt. Por në këtë vend nuk janë të gjithë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të vrasjes së një djali 25-vjeçar”, u shpreh Rama.

Protestat po vazhdojnë edhe sonte. Policia ka hedhur gazlotsjellës, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë. 

Sipas Ramës, drejtësia ka barrën e fjalës së fundit, ndërsa vrasjen e konsideron të pabesueshme.

“Jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë. Sapo kam shkuar në Tiranë kam shkuar te familja e Klodianit.  Asnjë lule të mos preket në Tiranë. Ne duam drejtësi jo luftë politike, më tha babai i tij. Fjalët në këtë rast janë krejt të pafuqishme përballë dhimbjes që kanë familjarët. Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pabesueshme. Pavarësisht se vrasja e njeriut është kryer nga një njeri tjetër, arma ishte e shtetit, prandaj përgjegjësia i takon shtetit. Drejtësia ka barrën e fjalës së fundit për shkallën e fajësisë së autorit përpara ligjit. Drejtësisë i duhet koha e saj. Është e domosdoshme të mos humbasin kthjelltësinë. Më lejoni ta ribëj reflektimin tim me zë të lartë që kurse mora lajmin. A është kjo ngjarje krejt e shkëputur nga polica e shtetit”, tha Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta italiane “Il Messaggero” raporton se ardhmja e drejtorit sportiv…