Jep efekt protesta e studentëve, Mickoski: Do të zgjidhet kërkesa për provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe

20 maj 2026 | 16:41

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se qeveria do të punojë për një zgjidhje të qëndrueshme lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.

Duke komentuar protestën e 18 majit në Shkup, Mickoski ka thënë se mbështet të drejtën për protesta, por kritikoi disa nga pjesëmarrësit, duke thënë se “juristë që luftojnë për drejtësi e shkelën ligjin”, duke iu referuar pretendimeve për shkelje të rregullave gjatë protestës.

Ai ka thënë se qeveria po punon për zgjidhjen e çështjes dhe problemeve të tjera të trashëguara, të cilat sipas tij do të adresohen në mënyrë institucionale.

Mickoski gjithashtu ka kritikuar Bashkimi Demokratik për Integrim, duke thënë se gjatë periudhës së saj në pushtet nuk janë zgjidhur këto çështje, por janë krijuar probleme të reja.

Në fund, ai theksoi se zgjidhja e mundshme ligjore për këtë çështje pritet të dërgohet për vlerësim në Komisioni i Venecias./tvshenja

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Valbona Emini Pllaha, Doktor i shkencave gjuhësore dhe studiuese…