Jepet dënimi për dy shqiptarë në Angli, kishin shndërruar lokalin në fermë hashashi

05 tetor 2020 | 00:05

Dy shqiptarë janë dënuar me burg nga një gjykatë në Uells të Britanisë së Madhe.

Ata ishin kapur duke kultivuar kanabis në një fermë, e cila ishte improvizuar në një lokal që ishte jashtë përdorimit.

Elson Kryemadhi dhe Arben Matrapazi kishin mbërritur në Angli ilegalisht, teksa u kapën në maj të këtij viti.

Pas kontrollit që bënë në fermë, policia i gjeti 190 bimë narkotike kanabis sativa dhe pajisjet me të cilat droga kultivohej.

Në atë kohë autoritetet thanë se vlera e drogës kapte shifrën e 50 mijë paundëve.

Të akuzuarit e kanë pranuar faktin se merreshin me kultivimin e kanabisit.

Në përfundim të procesit gjyqësor Kryemadhi u dënua me 12 muaj burg dhe Matrapazi me dy vite burg. /noa.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me pretendimin se po fiton luftën me Covid-19, presidenti amerikan…