Jesusi bën një ndërhyrje horror në Kupën e Amerikës (VIDEO)

03 korrik 2021 | 17:20

Gabriel Jesus u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje horror kundër Eugenio Mena në minutën e 48-të, teksa Brazili po kryesonte 1-0.

Lojtari i Manchester City-t kërceu në ajër dhe i nguli këpucën në trup kundërshtarit, pak centimetra poshtë fytyrës. Tani ai do të mungojë në gjysmëfinalen e turneut kundër Perusë, por do të jetë i gatshëm për finalen, nëse Brazili kualifikohet.

“Fatkeqësisht bëra një gabim të cilin skuadra e vuajti, por ky grup tregoi edhe një herë forcën e tij. U kërkoj falje shokëve të skuadrës. Jam i lehtësuar që Mena është mirë, fola me të dhe nuk ka ndërlikime”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale.

https://www.youtube.com/watch?v=xmfD5FfcFBc&t=1s

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Askush nuk e kishte parashikuar se Çekia dhe Danimarka do…