
“Jeta është më e bukur pas të dyzetave” Ledina Çelo super sensuale në pozat e fundit
Ajo ka kohë që është larg skenës dhe nuk ka realizuar projekte të reja muzikore, por vijon të jetë një personazh i dashur për publikun.
Është fjala për këngëtaren e njohur, Ledina Çelo, e cila prej disa vitesh është zhvendosur bashkë me familjen në Gjermani.
Ajo qëndron pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale, ku ndan me ta foto e video të ndryshme.
Ditën e sotme, Ledina ka publikuar një foto ku shfaqet shumë elegante me një fustan lejla, me një të çarë shumë të gjatë.
“Jeta është më e bukur pas të dyzetave”, ka shkuar këngëtarja bashkëngjitur me foton që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe komplimente pafund.
Kujtojmë se Ledina ka lindur më 9 shkurt të vitit 1977 dhe momentalisht është 45-vjeçare.
E njëjta mbahet mend për një sërë hitesh që kanë pushtuar tregun muzikor shqiptar si: “Nesër shkoj”, “Të ndjej të huaj”, “Fal” e të tjera.