Jeta Statovci i bashkohet Vjosa Osmanit për zgjedhjet e 7 qershorit

07 maj 2026 | 11:26

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë me dije se ish-deputetja Jeta Statovci i është bashkuar rrugëtimit për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Osmani ka thënë se bashkëpunimi mes tyre është ndërtuar mbi vite virtyti, vizioni, vullneti dhe të vërtetës.

“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit. Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara.

“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gëzim AJGERAJ (Recension për romanin “Falimentimi” të Bedri Halimit)…