‘Jetimat e Ballkanit’ dhe komuna e Malishevës bëjnë me shtëpi dy familje skamnore

30 tetor 2019 | 16:41

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Malishevës, përkatësisht udhëheqësi i kësaj shoqate, Halil Kastrati dhe kryetari i komunës në fjalë, Ragip Begaj, kanë përuruar edhe dy shtëpi për familjet në nevojë, të cilat janë ndërtuar në kuadër të bashkëpunimit në mes të këtyre dy institucioneve.

Çelësat e dy shtëpive nga Kastrati dhe Begaj u janë dorëzuar familjes së Ferat Morinës nga Gollubovci dhe familjes së Rrahman Gashit nga Vërmica.

Me këtë rast, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën “Jetimat Ballkanit” dhe hoxhën Halil Kastrati, për bashkëpunim dhe për ndërtimin e shtëpive për familjet që kanë nevojë.

Komuna e Malishevës dhe “Jetimat e Ballkanit”, për këtë vit kanë ndërtuar pesë shtëpi për familjet në nevojë, ku dy prej tyre janë përuruar të mërkurën.

Në ndërtimin e shtëpive, Komuna e Malishevës, ka marrë pjesë në ndërtim me shumën prej pesë mijë eurove në secilën shtëpi, ndërsa pjesa tjetër është mbuluar nga “Jetimat e Ballkanit”.

/Epoka e re/

Image may contain: 2 people, indoorImage may contain: one or more people, sky, house and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka inspektuar punimet…