
“Jetimat e Ballkanit” dhurojnë 300 pako me mish për familjet skamnore në Kamenicë
16 gusht 2020
| 17:26
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kanë dhuruar 300 pako me mish për familjet me asistencë sociale në Kamenicë. Përmes Qendrës për Punë Sociale janë identifikuar 300 familjet përfituese të këtyre pakove.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi, ka thënë se i është mirënjohëse kësaj shoqate që aktiviteti i saj human është i pranishëm edhe në Kamenicë.
Ndërsa udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale, Rifat Hajdari, ka thënë se lista për familjet përfituese është përpiluar me kujdes nga stafi, duke u dhënë përparësi nënave vetushqyese.