
Jetmir Tofaj, kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Junikut
Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Jetmir Tofajn, kandidat për kryetar të konunës së Junikut për zgjedhjet e 12 tetorit 2025.
Kështu thuhet në njoftimin e LV-së.
Njoftimi i plotë:
Junikasit e dinë mirë çfarë do të thotë t’i qëndrosh tokës, fjalës dhe punës. Tani është koha që edhe qeverisja në Junik t’u ngjajë qytetarëve të vet – të jetë e fjalës dhe e punës. Jetmir Tofaj është kandidati ynë për kryetar të komunës.
Sot, në një tubim me strukturat e Lëvizjes në Junik, në prani të Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit organizativ Alim Rama, deputetëve Nezir Kraki e Salih Zyba, zëvendësministrit të Arsimit Taulant Kelmendi, Kryetarit të Qendrës së Gjakovës Agon Batusha, u konfirmua mbështetja për kandidaturën e Jetmir Tofajt.
Në këtë komunë me vlera të mëdha, me histori krenare dhe potencial të jashtëzakonshëm në turizëm, bujqësi dhe kulturë, qytetarët meritojnë një qeverisje të drejtë, të hapur dhe të përkushtuar ndaj përditshmërisë së tyre.
Me Jetmir Tofajn dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Juniku do të ecë përpara me hap të sigurt dhe me duar të pastra.
Më 12 tetor, bashkohemi për një Junik më të drejtë, më të zhvilluar dhe më afër qytetarit.