
Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit
15 qershor 2025
| 18:37
Jeton Mushkolaj do të jetë kandidat për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se Mushkolaj ka marrë mbështetje unanime të strukturave të degës së LDK-së në Deçan.
Postimi i tij i plotë:
Me mbështetjen unanime të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së në Deçan, nisem një kapitull të ri për komunën tonë!
Jeton Mushkolaj, kandidati ynë për kryetar të Deçanit, vjen me vizion, përkushtim dhe fuqinë profesionale për ta çuar përpara zhvillimin e Deçanit që qytetarët tanë e meritojnë.
Për një fitore të shumëpritur.
Për një Deçan të zhvilluar dhe dinjitoz.
Për historinë e lavdishme të LDK-së në Deçan dhe për nderimin e veprimtarëve të saj të devotshëm.