“Jo keq për një vajzë që nuk ka talent” – Kim Kardashian është zyrtarisht një miliardere

06 prill 23:23

Kim Kardashian West, është zyrtarisht një miliardere. Kur ajo u shfaq për herë të parë në faqet e revistës “Forbes” në vitin 2011, u përmend thjesht për numrin e lartë të ndjekësve në Twitter: 6.6 milion, pak më pak sesa Barack Obama dhe pak më shumë se Ashton Kutcher.

Pesë vjet më vonë ajo ka arritur të potretizohet në kopertinën e revistës “Forbes” falë suksesit të lojës së saj elektronike për celularë që i shtoi pasurisë së saj 51 milion dollarë vitin e kaluar, duke e lejuar që ajo të hyjë në listën e Miliarderëve të botës për herë të parë.

Forben vlerëson se Kim Kardashian West ka një pasur prej 1 miliard dollarësh, një rritje spektakolare kjo nga 780 milion dollarë që dispononte në Tetor. Kjo rritje është mundësuar nga dy biznese lukrative, KKW Beauty and Skims, “reality show” ku ajo merr pjesë, por dhe sponsorizimet dhe investimet e saj më të vogla. Ajo ka arritur të fitojë shuma të mëdha parash duke e promovuar veten në një stil tipik Kardashian.

Ajo ka reaguar ndaj listët me një postim në Twitter, që e përdori për t’u tallur me ata që e kanë kritikuar gjatë viteve: “Jo keq për një vajzë që nuk ka talent”- ka shkruar ajo.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se Qeveria Kurti,…