Jo s’ka vdekë pushka e Luanit, gjallë e kemi UÇK-në! (video)
                24 shtator 2023
                |  20:37
            
        Policia Speciale e Kosovës është shquar sot edhe një herë me përkushtimin shembullor për t‘i shërbyer Atdheut, sigurisë së tij dhe mbrojtjes së tij nga sulmet terroriste të bandave të Serbisë, shkruan “Epoka e re”.
Këtë e dëshmon edhe amosfera në një autoblindë të policisë speciale të shtetit tonë, ku jehon kënga për heroin Luan Haradinaj dhe UÇK-në: Jo s’ka vdekë pushka e Luanit, gjallë e kemi UÇK-në!
Krenar me policinë tonë!
Nderime heroit më ri të Kosovës, Afrim Bunjaku!
Ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të Tij nga radhët e policisë së Kosovës!
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        