
Jo vetëm Kushtetuta – âsht rreziku liria kombëtare
Liria nuk âsht kurrë ma shumë se nji brez larg zhdukjes. Duhet me luftu për të, të mbrohet dhe t’u kalohet brezave pasues, për me bâ të njâjtën – Ronald Regan.
Halil Matoshi
1.
Kushtetuta e Kosovës âsht shumë e kjartë dhe e hapun, por mësymjet e Albin Kurtit janë të pakjarta – për vëzhguesit e huej – sepse janë të mshefta.
Kushtetuta e mbiquejtun ahtisaariane âsht liberale dhe balancuese e të drejtave, ajo normon nji demokraci shumëetnike!
Kryengritja kundër saj, përfshi disa juristë e profesorë universtar (të shkollës enveriste) âsht nacional-socializëm i pastër!
2.
Asht e çuditshme se Kushtetuta nuk po sulmohet nga pakica serbe, (Simić i Listës serbe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës i drejtohej Bashës që të kishte kujdes, të mos e shkelte Kushtetutën!) porse ajo âsht nër “artilerinë” e rândë politike të shumicës shqiptare!?
Pse?
Sepse partia e Albin Kurtit mësyn ashiqarshëm që me mjete kuazi kushtetuese me e shkatrru Kushtetutën e Kosovës; me heqjen e Nenit 1 pika 3 të Kushtetutës dhe shumicën e dyfishtë, Neni 65 pika 2, tue i detronizu partitë e pakicës serbe, për me ua mohu serbëve etnik përfaqësimin, sepse, vetëm pa ta, Kurti âsht i bindun se munet me ndryshu Kushtetutën!?
Po munet, sepse në nacionalizmin e tina rigjid, nuk ka opozitë.
Mjerisht, në bllokun tjetër politik ka fare pak guxim dhe shumë nacionalizëm!
Pra ai, e ka futë në orbiten e tina tânë spektrin politik, që e shquen nacionalromantizmi dhe sentimenti antiserb.
Si nji thirrje historike, gjithnji del që liria e shprehjës pengon autokratët.
Kurti pothuejse ia ka dalë me e stigmatizu median e pavarun, tue i qitë gazetarët dhe opinionistat kritik në sy të qytetarëve, si leva dhe njerëz të Serbisë!
Madje, në këtë zezonë, nji i marrë në nji studio televizive, mes Prishtine i jepte zâ idesë fashiste që gazetarët aktualë të zavendësohen me “gazetarë patriotik”!?
3.
Nacionalizmi i nji subjekti politik si Lista Serbe, që âsht ushqy gjatë nga fashizmi i kreut shtetnor serbian, nuk duhet të jetë arsye që të suspendohet rendi kushtetues!
Ky nacionalizëm i pakicës munet ose me u moderu, përmes demokracisë ose me u frenu me masa ligjore, por jo me arbitraritet kushtetues dhe retorika vullnetariste e populliste!
Me retorikat aktuale të VVsë, në KQZ e Kuvend kombëtar, serbët homogjenizohen – në kohën kur Serbia âsht para luftës civile e autokrati i Beogradit, Vučić tue ra – kinse për mbrojtje nga cënimi i “mënyrës serbe te të jetuemit” dhe Lista Serbe rritet.
Ajo pas sulmit terrorist në Banjë, thuejse kishte metë pa kauzë!?
Dhe Kurti në këtë hoogjenizim të serbëve e sheh momentumin e tina për rritje.
Asht tregu i saktë lekcioni historik se nacionalizmat e ushqejnë njâni-tjetrin.
4.
Kosova âsht shtet sovran – që ka fitu pavarësinë në këmbim të garancive për pakicat – si të drejta shtesë – sidomos për pakicën serbe, porse partitë shqiptare që janë në shumicë, veçmas partia në pushtet, Vetëvendosje – po i trajtojnë ato të drejta si pengesë për funksionimin dhe prosperitetin e shtetit, tue i luftu njashtu me nacionalizëm agresiv!?
Mosnjohja e të drejtave të negociueme e t’dhânuna serbëve si komunitet kosovar, në Procesin e Vjenës, në këmbim të pavarësisë kombëtare, âsht agresion mbi institucionet e shtetit.
5.
Kush ka pak dije nga historia, Kushtetuta e Weimarit (1933) akuzohej nga nji “grup profetik” se u kishte dhânë shumë të drejta pakicave, koministave, hebrejve dhe të huejve.
Sëkëndejmi – sa për identifikimin e anmqve – u vu në zbatim selektivisht Neni 48 i saj, që kufizonte lirinë e shprehjës.
E ajo që pasoi dihet.
6.
Kushtetuta e vitit 1974 e Kosovës, u sulmue nga Serbia, deri në suprimim me tankse, sepse u jepte “shumë të drejta shqiptarëve” si pakicë në ish shtetin federal!?
Si pikënisje merrej fakti se kjo pakicë po e pengonte funksionimin e shtetit serb.
A i kutohet sot dikujt dita kur Serbia e Milošević-it ndaloi RTPnë, “Rilindjën” dhe tânë shtypin shqip në Kosovë dhe arrestoi gazetarë?
Tjerat janë histori.