
‘Jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi’, Spiropali dhe Gërvalla në një takim miqësor pune në Nju-Jork
26 shtator 2025
| 12:09
Kryediplomatja e re e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka njoftuar për “një takim miqësor pune” me homologen e saj kosovare, Donika Gërvalla, në Nju-Jork ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.
Spiropali ka nisur punën e saj sot me një kostum të zi, ndërsa Gërvalla mbante një fustan të kuq. Kombinimin e këtyre dy ngjyrave e vuri në pah Spiropali në një postim në “Facebook”.
“Takim miqësor pune me Donika Gërvalla, ku jo vetëm rastësia na veshi kuq e zi”, ka shkruar Spiropali në “Facebook”.