Joanikije politizon liturgjinë në Graçanicë me pretendime se Kosova është ‘vatra e kombit serb’

28 qershor 2026 | 14:01

Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit, Joanikije, në fjalimin e mbajtur pas liturgjisë në Manastirin e Graçanicës, bëri deklarata me përmbajtje politike, duke pretenduar se Kosova është “vatra e përbashkët e popullit serb”, si në aspektin shpirtëror, ashtu edhe në atë historik. Sipas tij, kjo duhet të mbetet amanet për të gjithë që të kultivojnë dashurinë për Kosovën, faltoret e saj dhe, siç u shpreh ai, “për popullin e kryqëzuar”.

Duke folur për Vidovdanin, Joanikije ka pretenduar se në betejën e Kosovës ishte populli serb ai që ishte përballur me ushtrinë osmane, pa përmendur kontributin e popujve të tjerë të Ballkanit.

“Duke grumbulluar shumë virtyte në shpirtin e tij, ai kishte autoritetin për t’i bashkuar edhe fisnikët serbë, të cilët ishte e vështirë të bashkoheshin si në të kaluarën, ashtu edhe në kohët e sotme. Por, Princi Lazar kishte autoritet si njeri plot virtyte dhe dashuri, duke bashkuar fisnikët dhe mbarë popullin. Ai pati guximin dhe forcën t’i kundërvihej armikut të urryer, pushtuesit që përparonte pandalshëm si stuhi. Askush nuk mund ta ndalte derisa arriti në Fushën e Kosovës, në fushëbetejën e përgjakshme, ku e priti Shën Princi Lazar me ushtrinë e tij. Princi u flijua dhe nuk lejoi që pushtuesi i urryer ta shkelte Serbinë si vendet e tjera. Ai dha jetën, së bashku me heronjtë, për kryqin e shenjtë dhe lirinë e artë”, ka thënë ai, duke përsëritur narrativën serbe për betejën e Kosovës. /Kosovapress

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se vetëm gjatë…