Joao Cancelo do të rikthehet te Barcelona?

06 janar 2026 | 10:57

Mbrojtësi Joao Cancelo e ka kompletuar rikthimin te Barcelona nga skuadra arabe Al Hilal.

Ylli portugez do t’i bashkohet katalunasve në formë huazimi pa ndonjë opsion blerje, meqenëse nuk është në planet e trajnerit Simeone Inzaghi.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjithçka është mbyllur mes tre palëve, ndërsa Barcelona do të paguajë 4 milionë euro për Al Hilalin.

“Joao Cancelo te Barcelona e kryer! Marrëveshja e kryer në formë huazimi deri në qershor. Barcelona do të paguajë 4 milionë euro për huazimin te Al Hilal. Pavarësisht që Interi ka arritur marrëveshje me Al Hilalin, Joao e donte vetëm Barcelonën”,  ka shkruar ai në “X”.

Interi tentoi deri në fund që ta bindte yllin portugez, por ky i fundit ishte i etur që të luajë sërish në fanellën katalunase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ai nuk zotëron një restorant, nuk ka tabela neoni, por…