Jobe Bellingham firmos me Dortmundin

10 qershor 2025 | 15:33

Jobe Bellingham, vëllai i vogël i mesfushorit të Real Madridit, Jude Bellingham është transferuar te Borussia Dortmundi.

Bellingham 19-vjeçar, të martën është prezantuar te skuadra gjermane, me të cilën ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2030. Mesfushori i ri anglez, te Dortmundi është transferuar nga Sunderlandi, ekip që ka përfituar 30 milionë euro nga shitja e tij.

Ai ishte pjesë e Sunderlandit prej vitit 2030 dhe për këtë skuadër ka regjistruar 90 paraqitje kurse te Borussia Dortmundi do ta mbajë fanellën me numrin 77.

Bellingham është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e Dortmundit, ekip për të cilin ka luajtur edhe vëllai Jude përpara se ti bashkohet Real Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj dy ministrave izraelitë…