Jock Covey, zëvendësi i Bernard Kouchnerit, dëshmitari i radhës pro Thaçit në Hagë

30 shtator 2025 | 10:54

Dëshmitari i katërt i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë është Jock Covey.

Covey kishte qenë zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të OKB-së në Kosovë, pra UNMIK.

Në atë kohë, saktësisht, Covey kishte qenë zëvendës i Bernard Kouchnerit.

Ai kishte ndihmuar në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, ishte me rol aktiv në sundim të ligjit, paqen dhe situatën e pasluftës.

Covey pritet të dëshmojë për bashkëpunimin me Hashim Thaçin, UÇK-në dhe gjendjen në Kosovë gjatë kohës sa ai kishte shërbyer.

Covey është dëshmitari i katërt pas James Rubin, Paul Williams e John Duncan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eldisa Ademaj shpall të pavlefshme dëftesën e klasës -X- të…