Joe Biden do të takohet me liderë të NATO-s dhe BE-së javën e ardhshme

15 mars 2022 | 20:16

Presidenti amerikan, Joe Biden pritet t’iu bashkohet liderëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në Bruksel javën e ardhshme, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Takimi i liderëve të bllokut evropian dhe NATO-s do të ketë në fokus pushtimin rus në Ukrainë, dhe aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

Presidenti amerikan pritet të takohet me zyrtarët evropianë më 24 mars, ndonëse detajet tjera nuk dihen ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në vazhdën…