Joe Biden e quan Trumpin “budalla absolut”

27 maj 2020 | 14:18

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka quajtur budalla absolut kreun e Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, pasi ky i fundit ishte tallur me dukjen e kandidatit demokrat me maskë në fytyrë.

“Ai është budalla. Një budalla absolut që flet ashtu”, tha Joe Biden të martën gjatë një interviste, shkruan “Daily Mail”.

“Presidentët janë të thirrur të udhëheqin e jo të përfshihen në budallallëqe dhe të jenë mashkullorë në mënyrë të rreme. Të gjithë mjekët udhëheqës në botë thonë se ne duhet të vendosim maska kur jemi në turmë”, tha Biden./Express/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve…