Joe Biden në samitin e G7-s në Munih

26 qershor 2022 | 09:14

Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Munih të Gjermanisë mbrëmë vonë. Ai do të marrë pjesë në samitin e G7-s i cili mbahet nga 26 deri më 28 qershor në Slos Elmau, Bavaria e Epërme.

Biden është pritur nga kryeministri i shtetit, Marcus Zeder. Më herët, gjatë ditës, në Bavari ka mbërritur mikpritësi i samitit, kancelari Olaf Scholz , i cili sot, e diel, do të ketë një takim privat me presidentin amerikan para fillimit zyrtar të samitit.

Bideni dhe aleatët synojnë të paraqesin një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Gjovalin Shkurtaj (Rreth librit të Shefkije Islamajt, Ligjërimi, gjuha dhe…