Joe Biden takohet me Xi Jinping të hënën

11 nëntor 00:00

Presidenti amerikan, Joe Biden do të takohet ballë për ballë me liderin kinez Xi Jinping të hënën kur do të zhvillohet edhe mbledhja e G 20, takimi i parë, që kur Biden mori detyrën dhe që do të ofrojë një mundësi për sqarim për marrëdhëniet më të rëndësishme dypalëshe në botë.

“Udhëheqësit do të diskutojnë përpjekjet për të ruajtur dhe thelluar linjat e komunikimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën dhe për të punuar së bashku aty ku përputhen interesat tona, veçanërisht në sfidat që prekin komunitetin ndërkombëtar.

 Të dy liderët do të diskutojnë gjithashtu një sërë çështjesh rajonale dhe globale”, tha në një deklaratë sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Megjithatë zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë pritshmëri për arritje të mëdha apo edhe shpresë se tensionet do të lehtësohen ndjeshëm.

Ata shpresojnë që të dy udhëheqësit të paktën të arrijnë në një mirëkuptim të ndërsjellë rreth asaj se ku e shohin ata marrëdhënien midis ekonomive më të mëdha në botë.

Kina ndërpreu shumicën e kanaleve zyrtare të komunikimit me Shtetet e Bashkuara pas viztës së nancy pelosit në tajvan . Biden dhe Xi kanë folur me telefon pesë herë që kur presidenti hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, ka publikuar listën e skaudrës…