Joe Biden u quajt homoseksual vetëm se mbrojti të drejtat e grave

26 gusht 2019 | 14:34

Ish zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se ai është quajtur homoseksual gjatë viteve 1970 për shkak se kishte kërkuar të drejta për gratë.

Kandidati i mundshëm për president të SHBA-ve nga demokratët, Biden, tha se gjatë tërë jetës ka punuar për të drejta të grave edhe në kohën kur burrat paragjykoheshin nëse e bënin një gjë të tillë.

Ai gjithashtu shtoi se e tërë gjenerata ime ishte mbushur me energji. “Ne më në fund e përfunduam Ligjin për të Drejtën e Votës. Më në fund e bëmë edhe Ligjin për të Drejta Civile”, ka deklaruar ai, duke treguar për epitet që ia kishin dhënë.

“Ne arritëm në një pikë ku filluam që të krijojmë lëvizje për të drejtat e grave dhe filluam që t’i trajtojmë çështje gjinore – e mbaj mend mirë sepse si një përkrahës i madh në vitin 1972 dikush më tha ‘Epo e dini pse Biden është për të drejtat e grave?, ai me gjasë është gay”, ka deklaroi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeqyteti i Indonezisë do të zhvendoset në provincën Kalimantani Lindor…