
John Duncan, ish-këshilltar i Wesley Clark, dëshmitari i tretë pro Thaçit në Hagë
22 shtator 2025
| 10:38
John Duncan, britanik, ish-këshilltar i Wesley Clark, ka nisur dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai do të dëshmojë pro-Thaçit.
Duncan është diplomat për 38 vite, dhe gjatë kohës 1998-2002 kishte qenë këshilltar i komandantit të NATO-s, Wesley Clark.
Ai vjen në Hagë pas dëshmisë së ish-ndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe zëdhënësit të Madeleine Albright, James Rubin, si dhe Paul Williams, ish-këshilltar i Kosovës në Rambuje.
Dëshmia e tij pritet të zgjasë tri ditë.
Dy dëshmitarët e parë kanë qenë James Rubin dhe Paul Williams.