“John Wick”, në gjendje të çuditshme në Los Anxhelos

14 gusht 2023 | 08:32

Keanu Reeves u pa duke pirë një cigare teksa ishte ulur në dysheme jashtë Saint Rock në Hermosa Beach përpara koncertit të Dogstar të enjten në mbrëmje.

Aktori 58 vjeç kishte vendosur në kokë një kapele bejsbolli gri dhe kishte veshur një këmishë, ndërsa priste që të hapeshin dyert për shfaqjen e grupit rock, shkruan DailyMail.

Veshjen e tij për koncertin aktori e kompletoi me një palë pantallona të errëta të cilat i kishte kombinuar me një palë çizme të errëta me lidhëse.

Keanu kishte një mjekër të gjatë të thinjur dhe kishte vendosur një qafore rreth qafës.

Ylli i “John Wick” u pa teksa pinte një shishe “Gatorade” i ulur pranë një muri.

Keanu bëri një paraqitje solo jashtë ambienteve, pasi nuk kishte asnjë shenjë të të dashurës së tij Alexandra Grant, me të cilën ai nisi lidhjen në vitin 2019.

Keanu në mënyrë të famshme dhuroi 70 për qind të pagës së tij nga filmi i parë “The Matrix” për të financuar kërkimet mjekësore për gjetjen e një kure për leukeminë.

Aktori që thuhet se u pagua 10 milionë dollarë paraprakisht dhe fitoi gjithsej 35 milionë dollarë për filmin e parë në vitin 1999, u frymëzua për të financuar gjithashtu kërkimet mjekësore mbi kancerin e gjakut. /Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oleksandr Budko është një ushtar ukrainas 27-vjeçar, i cili humbi…