
Johnson: Jordan është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në NBA
Magic Johnson, një nga legjendat e NBA, gjatë një eventi në Los Anxhelos ka folur për faktin se cili është basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave. Për ikonën e basketbollit amerikan nuk ka asnjë dyshim.
“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave është Michael Jordan. Nuk kemi parë ende asnjë lojtar që të bëjë ato gjëra që bënte ai. I fortë fizikisht dhe mjaft inteligjent në fushë”, ka thënë Magic Johnson. Më tej, sipas tij, në këtë renditje vijnë dy ikona të tjera të parketit si LeBron James dhe Kareem Abdul-Jabbar.
“Këta të dy plotësojnë podiumin e 3 më të mirëve”, tha Johnson, pa harruar edhe Bill Russell, me 11 tituj kampionë në NBA. Magic Johnson nuk e ka përmendur emrin e Kobe Bryant në këtë listë të basketbollistëve më të mirë. Ky i fundit është ndarë nga jeta pak vite më parë pas një aksidenti dhe ka qenë mik me Magic Johnson.