
Jonathan Tah nënshkruan kontratë katër vjeçare me Bayernin
Bayern Munich ka zyrtarizuar transferimin e qendërmbrojtësit gjerman Jonathan Tah. Mbrojtësi 29-vjeçar i bashkohet bavarezëve si transferim i lirë nga Bayer Leverkusen dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029. Tah do të mbajë fanellën me numrin 4 te Bayern, duke shtuar përvojë dhe stabilitet në qendër të mbrojtjes së kampionëve gjermanë.
I lindur në Hamburg, Tah e nisi karrierën në akademinë e Hamburger SV në vitin 2009. Ai debutoi për ekipin e parë në vitin 2013 në moshën 17-vjeçare, duke u bërë lojtari më i ri që luante për klubin në atë kohë. Reprezentuesi gjerman është shprehur shumë i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës më të madhe në Gjermani.
“Jam shumë i lumtur që jam te FC Bayern. Dua të marr përgjegjësi këtu dhe të punoj shumë çdo ditë në mënyrë që të kemi sukses si ekip dhe të fitojmë shumë trofe së bashku”, ka thënë Tah gjatë prezantimit të tij në “Allianz Arena”.
♦️ Jonathan Tah 🤝 FC Bayern ♦️#FCBayern verpflichtet Jonathan Tah. ✍️
🔗 https://t.co/NOXfrBu422#MiaSanMia #ServusJona pic.twitter.com/E71xlYdC8A
— FC Bayern München (@FCBayern) May 29, 2025