Josa merr drejtimin e Kukësit

25 janar 2021 | 22:15

Klubi i Kukësit ka bërë tashmë zyrtare marrëveshjen e bashkëpunimit për një vit e gjysmë me trajnerin Mirel Josa.

Verilindorët i kanë besuar stolin një trajneri me shumë eksperiencë për vazhdimësinë e kampionatit, ndërsa për Josën kjo është detyra e parë në Superiore pas drejtimit të Prishtinës.

Në njoftimin e tyre, verilindorët kanë sqaruar edhe pozicionin e Rrahman Hallaçit, i cili do të mbajë postin e trajnerit te ekipi U21, por gjithashtu do të jetë edhe ndihmësi i Josës te ekipi i parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Mustafë Shaqiri Përpjekjet e shqipëtarëve në historinë e tyre…