Joseph: Ballkani mbetet dinamik edhe në festa, zgjedhjet në Kosovë dhe turbulenca në diplomacinë serbe
26 dhjetor 2025
| 15:25
Profesori amerikan, Edward Joseph, në një postim në platformnën “X”, ka shkruar se rajoni i Ballkanit vazhdon të mbetet dinamik pavarësisht faktit se tashmë ndodhemi në një periudhe të festave.
Ai ka përmendur zgjedhjet e 28 dhjetorit si një zhvillim të rëndësishëm dhe për turbulenca që po përjeton politika e jashtme e Serbisë pas protestave dhe sanksioneve të vendosura nga administrata e Trumpit për industrinë serbe të naftës.
“Edhe gjatë periudhës së festave, Ballkani mbetet dinamik me zgjedhjet e rëndësishme në Kosovë të dielën. Trazirat në Serbi vazhdojnë, duke ndikuar në politikën e jashtme të Beogradit”, ka shkruar Joseph.



