Joshua hakmerret ndaj Ruizit

07 dhjetor 2019 | 23:12

Anthony Joshua ka fituar me pikë në revanshin ndaj Andy Ruiz që është zhvilluar në Arabinë Saudite.

Anglezi ka përdorur një strategji të suksesshme duke mos rrezikuar thuajse në asnjë moment ndaj Ruiz. Anthony Joshua ka bërë një ndeshje të zgjuar, duke i qëndruar larg kundërshtarit dhe duke përdorur të majtën për ta mbajtur në distancë.

Ruiz e ka pasur shumë të vështirë t’i afrohet, por sa herë që ka qenë në gjendje ta godasë ka treguar se sa i rrezikshëm që është.

Strategjia e zgjedhur nga Joshua i ka dhënë fitoren me pikë, ai ka arritur ta godasë më shumë kundërshtarin, duke u goditur më pak vetë. Anglezi e ka kapur edhe dy apo tri herë meksikanin, por Ruiz nuk i kanë bërë shumë përshtypje ato grushte që duken tepër të fuqishme. Joshua rikthehet fitimtar pas disfatës befasuese qershorin e kaluar. /Telesport/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën derisa po mbajet nata finale e festivalit të…