Joshua i theu nofullën në dy vende gjatë ndeshjes, Jake Paul i nënshtrohet një operacioni
21 dhjetor 2025
| 10:08
Boksieri i njohur Jake Paul ka përjetuar një incident të tmerrshëm në ring, pasi iu thye nofulla në dy vende gjatë ndeshjes kundër Anthony Joshuas.
Pas këtij dëmtimi, ai është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. Lajmin e ka bërë të ditur ai vetë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Paul ka dhënë lajmin e operacionit, duke thënë se gjithçka shkoi mirë: “Operacioni shkoi mirë, faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Dy pllaka titani në secilën anë dhe disa dhëmbë u hoqën”, shkroi ai.
Jake Paul ka qenë nën presion gjatë këtyre ditëve pas humbjes së tij të madhe në ring, por ai ka shfaqur falënderime dhe ka siguruar fansat e tij se do të rikuperohet shpejt.



