Joshua ‘kërcënon’ Ruizin

03 dhjetor 2019 | 11:34

Në prag të duelit të 7 dhjetorit, boksieri britanik Anthony Joshua ka folur me tone të ashpra karshi rivalit të tij Andy Ruiz Jr, sfidë që do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Pas atij dueli, që i dha titujt kampionë bote në peshën e rëndë, Ruiz ka thënë se nuk e ndjeu në asnjë moment forcën e Joshua dhe grushtet e tij.

“Gënjen kur thotë që nuk i ka ndjerë grushtet e mia. Ai ra KO. Gjithsesi, koha e revanshit erdhi dhe këtë herë nuk do ta lë të largohet nga ringu pa ndjerë sërish forcën time, grushtet e mia. Këtë herë nuk do ta lë të largohet me titujt. Këtë herë nuk do të bëj më gabimet e herës së parë”, u shpreh Anthony Joshua.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rita Ora ka befasuar edhe një herë me dukjen e…