Joshua: Përballja me Furyn ka rëndësi për mua
03 qershor 2020
| 12:42
“Pa asnjë dyshim kjo është e vetmja sfidë që ka tani më shumë vlerë për mua. Kjo është përballja me Tyson Fury”.
Është kjo deklarata e dhënë sot nga boksieri britanik Anthony Joshua, kampion bote në peshën e rëndë. Joshua mban titujt kampionë bote në kategoritë WBA, WBO dhe IBF, ndërsa Tyson Fury mban titullin e kategorisë WBC. “Ai ka një titull që unë e dua, që është në listën time të objektivave për të ardhmen”, u shpreh Joshua për “The Sun”.
“Ditën që ai dhe unë do të biem dakord për të nënshkruar për të dueluar së bashku do të jetë e rëndësishme për mua pasi do ta hapë rrugën drejt realizimit të ëndrrës. Do të ma japë mundësinë për ta hedhur atë në tapet”, ka deklaruar Joshua.



