Joshua: Revanshi ndaj Ruizit zhvillohet në nëntor

19 qershor 2019 | 10:47

Anthony Joshua ka bërë me dije se revanshi mes tij dhe meksikanit Andy Ruiz Jr do të zhvillohet në nëntor, pa konfirmuar një datë të saktë dhe vendin se ku do të zhvillohet kjo sfidë.

Përballja e parë u zhvillua më 1 qershor në “Madison Square Garden” të Nju Jorkut, me Ruiz që befasoi të gjithë. Ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë britanikun, duke i marrë titujt kampionë bote në peshën e rëndë (kategoritë IBF, WBO dhe WBA).

“Kemi piketuar nëntorin dhe besoj se deri atëherë gjithçka do të jetë gati. Këtë herë nuk do të ketë më surpriza”, tha Joshua, me 22 fitore e 1 humbje në karrierën e tij. Gjasat janë që revanshi të zhvillohet në Britaninë e Madhe (Londër ose Kardif).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në…