
Joshua ‘thumbon’ Usykun: Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh
18 gusht 2022
| 11:14
Anthony Joshua ka dhënë një paralajmërim të fortë për kundërshtarin e së shtunës, Oleksandr Usyk.
Britaniku i është drejtuar ukrainasit duke i thënë se nuk do t’i mjaftojnë stërvitjet e shumta të bëra.
Ai madje i ka thënë 35-vjeçarit se i gjithë ky mund do të kontribuojë edhe më shumë në rëndimin e situatës për të.
“Ngritja e peshave dhe e gjithë kjo nuk ju bën vërtet një grushtues të mirë. I gjithë ky mund do të ju ‘ndihmojë’ të humbni më lehtë. Grushtues i mirë lind, nuk bëhesh”, ka thënë Joshua.
Ndeshja në mes të tyre do të zhvillohet të shtunën në Arabinë Saudite.