Joshua, Wilderit: Vetëm një budalla do ta refuzonte ofertën time

26 dhjetor 2018 | 18:56

Boksieri britanik Anthony Joshua, kampion i botës në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO, vazhdon të këmbëngulë në një duel ndaj kampionit tjetër të botës së këtij divizioni, amerikanit Deontay Wilder.

Një sfidë që do t’i unifikonte titujt kampionë bote në një person dhe që do të zhvillohej në Londër më 13 prill (stadium “Wembley”). “Të gjithë ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë, të duelojmë për të bashkuar titujt kampionë. Fury nuk do të jetë kurrë gati kaq shpejt për revanshin, pasi vjen nga një pushim i gjatë dhe nuk është në formë. Ndaj ftoj Wilderin të ngjitet në ring dhe të duelojë me mua. Unë jam gati për këtë sfidë, nuk dua asnjë rival tjetër për 13 prillin veç tij”, u shpreh Joshua.

“Unë e kuptoj që Wilderi është zënë ngushtë nga Fury, ndaj ka pezulluar bisedimet me mua, por është koha që ai të ndryshojë kurs. Unë i ofroj 2 duele, parà dhe mundësinë që të përballet për titujt kampionë bote. Vetëm një budalla do t’i refuzonte kushtet e mia”, ka shtuar Joshua, me 21 fitore e asnjë humbje në karrierë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri po vazhdon shkëlqimin në Premier Ligë.…