Josko Gvardiol theu këmbën

06 janar 2026 | 16:14

Manchester City ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se Josko Gvardiol ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e djathtë.

“Manchester City mund të konfirmojë se Josko Gvardiol ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e djathtë. Ai e pësoi dëmtimin në pjesën e dytë të ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Chelseat, e cila përfundoi 1-1”, ka njoftuar City.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të kësaj jave dhe mjekët do të vazhdojnë me ekzaminimet e hollësishme për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe rrjedhën e pritur të rikuperimit.

Në fillim, Pep Guardiola shpresonte se Gvardiol do të mungonte vetëm për disa javë, por kur “Sky Sports” ka konfirmuar se City kishte hapur negociatat me qendërmbrojtësin e Crystal Palace, Marco Guehi është sugjeruar se dëmtimi i Guardiolës ishte më serioz.

Rimëkëmbja nga një frakturë e tibisë zakonisht zgjat tre deri në gjashtë muaj për t’u shëruar plotësisht, varësisht nga ashpërsia e dëmtimit dhe trajtimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Kosovës për meshkuj ka hyrë në fazën e…