“Ju pëlqen apo jo, ne do ta marrim Groenlandën”, Trump: Nuk do lejojmë që Kina ose Rusia të jenë fqinjët e SHBA

10 janar 2026 | 00:16

Presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur se SHBA do ta arrijnë ta marrin Groenlandën, në një mënyrë apo në një tjetër.

Trump i bëri komentet teksa u pyet nga gazetarët se çdo të ndodhte me territorin e Groenlandës dhe se sa para do t’i ofronte Danimarkës për të.

Trump tha se nuk po flet ende për paratë, po ndoshta sipas tij mund të flasë në një tjetër moment.

“Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Groenlandën, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo, sepse nëse nuk e bëjmë, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën dhe nuk do ta kemi Rusinë ose Kinën si fqinjë. Në rregull? Do të doja të bënim një marrëveshje, e dini, në mënyrën e lehtë. Por nëse nuk e bëjmë në mënyrën e lehtë, do ta bëjmë në mënyrën e vështirë”, tha mes të tjerash Trump.

Kujtojmë se pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë, Trump e ka ashpërsuar retorikën e tij për marrjen e Groenlandës.

Nga ana tjetër, Bashkimi Europian ka dalë kundër deklaratave të tij, duke thënë se duhet të zbatohen parimet universale të sovranitetit të shteteve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protestat kundër regjimit iranian janë përshkallëzuar në disa qytete të…