
Jude Bellingham me mesazh emocionues për tifozët pas rikthimit nga lëndimi
21 shtator 2025
| 13:35
Pas dy muajsh mungesë për shkak të një operacioni në shpatull, Jude Bellingham u rikthye më në fund në fushë me fanellën e Real Madridit.
Mesfushori anglez u inkuadrua në minutën e 80-të të ndeshjes që madrilenët fituan 2:0 ndaj Espanyolit, duke marrë duartrokitje të zjarrta nga tifozët në “Santiago Bernabeu”.
Bellingham shprehu emocionet e tij edhe në rrjetet sociale pas rikthimit, ku ndër të tjera shkroi: “Më ka munguar shumë kjo dhe të gjithë ju. Jam vërtet i përulur nga dashuria që më dhatë në stadium sot dhe mbështetja gjatë gjithë periudhës së rikuperimit. Do të thotë shumë për mua”.