Juliette Binoche zëvendëson Agnieszka Holland si presidente e re e Akademisë Evropiane të Filmit

16 mars 2024 | 09:31

Aktorja franceze Juliette Binoche (Trois Couleurs: Bleu, The English Patient, The Taste of Things) do të jetë presidentja e ardhshme e Bordit të Akademisë Evropiane të Filmit, duke pasuar regjisoren polake, Agnieszka Holland e cila planifikon të ia kushton plotësisht kohën e saj krijimit të filmave.

Binoche u propozua unanimisht nga anëtarët e bordit pasi Holland vendosi të largohej, shkruan euronews, transmeton klankosova.tv.

Aktorja franceze fituese e çmimit Oscar merr postin nga regjisorja polake Agnieszka Holland, e cila ishte presidentja e parë femër e EFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot janë mbushur 23 vjet nga fillimi i luftës në…